Blitz

 Breaking News

Noizy pëson të njëjtin fat si Stresi, shoqërohet në polici

Noizy pëson të njëjtin fat si Stresi, shoqërohet në polici
January 09
22:15 2017

Duket se dhe reperi Noizy ka pësuar të njëjtin fat si Stresi pak ditë më parë.

Këngëtari Noizy është ndaluar mbrëmjen e sotme nga policia. Ndalimi i tij është bërë në qytetin e Durrësit, në shtëpinë e tij.

Burime nga policia për Balkanweb kanë thanë se këngëtari është shoqëruar sepse disa ditë më parë ka qëlluar me armë dhe videon e ka postuar në rrjetet sociale.

Sipas Balkanweb thuhet se ka qenë e motra e Stresit ajo që ka publikuar një video të Noizy-t në Facebook, në të cilën reperi shfaqej duke qëlluar me armë. Ajo ka kërkuar sqarim se përse ai nuk shpallej në kërkim njësoj si ka ndodhur me të vëllain e saj disa ditë më parë.

Aktualisht Noizy ndodhet në ambientet e policisë së Durrësit dhe po jep sqarimet e nevojshme.

Pak ditë më parë, Stresi është shpallur në kërkim nga policia pas publikimit të një videoje në rrjete sociale ku gjuante me armë. E njëjta histori ka ndodhur dhe me Noizy-n./Blitz.al/

Share