Blitz

 Breaking News

Noçja e “Big Brother” i paska dhënë fund beqarisë e ne nuk dinim gjë për këtë!

Noçja e “Big Brother” i paska dhënë fund beqarisë e ne nuk dinim gjë për këtë!
December 01
10:48 2017

Të gjithë e kujtojmë me nostalgji Najada Konomin, ndryshe Noçen e Big Brother 1, e cila me stilin dhe karakterin saj na habiti të gjithëve asokohe.

Që pas daljes nga Big Brother, Noçja i është përkushtuar pikturës duke qëndruar paksa në hije nga showbizzi dhe mediat rozë. Madje mund të themi se është “fshehur” aq mirë, sa nuk e kishim marrë vesh që ishte martuar.

Duket se kohëve të fundit Najada i ka dhënë fund beqarisë dhe këtë ka vendosur ta bëjë të ditur nëpërmjet një statusi në Instagram. Në bio-n e saj ajo ka shkruajtur: “Married” (e martuar), me disa emoji me zemra tek sytë dhe një unazë.

Epo, ne nuk na mbetet gjë tjetër veçse t’i hemi: “Urime!”/Blitz.al/

Share