Blitz

 Breaking News

Njihuni me Jesse Rix artisti i cili me tatuazhe krijon planete të reja mbi lëkurë

Njihuni me Jesse Rix artisti i cili me tatuazhe krijon planete të reja mbi lëkurë
October 03
19:16 2018

Ai është duke shijuar një sukses të madh në rrjetet sociale dhe bëhet fjalë për  Jesse Rix, tatuatorin amerikan me një stil vërtet unik. Pika e tij e fortë janë iluzionet optike të krijuara në veprat e tij falë përdorimit të linjave të qarta dhe ngjyrave të theksuara.

Rix i referohet gjithmonë artit surrealist i cili e frymëzoi atë që në kohën e shkollës së mesme. Studioja e tij është në Keene të SHBA-së por shpesh ai udhëton nëpër botë për të bërë tatuazhe në panaire por edhe me porosi nga ata që janë të apasionuar nga ky lloj arti.

Për të parë më shumë nga stili i veçantë i Rix ky është profili i tij në Instagram i cili po korr një sukses të madh. /Blitz.al/

Share