Blitz

 Breaking News

Njeriu më i pasur i botës, Jeff Bezos, ka një thënie frymëzuese që e mban gjithmonë në derën e frigoriferit

Njeriu më i pasur i botës, Jeff Bezos, ka një thënie frymëzuese që e mban gjithmonë në derën e frigoriferit
October 28
18:33 2018

Jeff Bezos, themeluesi i rrjetit më të madh të blerjeve online “Amazon”  renditet nga Forbes si një ndër njerëzit më të pasur të botës. Ai renditet i pari ndër rivalët e tij si Bill Gates, Uorren Bafet, Mark Zuckerberg, etj.

Për ta kuptuar më qartë veprën e tij, ai është njeriu që revolucionarizoi mënyrën se si ne blejmë sot. Praktikisht ai i shtroi rrugën drejt blerjeve online edhe sipërmarrësve të tjerë drejt industrisë gjigande të botës së e-commerce.

Këtë vit, ai mori kryesimin e listës së njerëzve më të pasur të botës me mbi 132 miliardë dollarë pasuri, duke e renditur kompaninë e tij të dytën për nga vlera, pas gjigandit të teknologjisë “Apple”.

Së fundmi, Jeff Bezos, ka zbuluar burimin e frymëzimit të tij të përditshëm.

Ai mban një thënie të printuar në frigoriferin e tij, një poemë të Ralph Waldo Emerson, të cilin e ka ndarë edhe me ndjekësit e tij në twitter.

“E dashuroj këtë thënie. Ka qenë prej vitesh në frigoriferin tim, dhe unë shoh sa herë hap derën.”- shkruan Bezos, ndërsa ka postuar edhe foton.

“Të qeshësh shpesh dhe shumë; të fitosh respektin e njerëzve inteligjentë dhe dashurinë e fëmijëve; të fitosh vlerësimin e kritikëve të ndershëm dhe të durosh tradhtinë e shokëve falsë; ta vlerësosh bukurinë, të gjesh më të mirën te të tjerët, ta lësh botën pak më të mirë seç ishte, qoftë kjo me një fëmijë të shëndetshëm, një kopsht të punuar, ose një rrethanë sociale të shpenguar; ta kesh bërë dikë të bëjë një jetë pa vuajtje vetëm sepse ti ke qenë aty. Kjo do të thotë që jeta jote ka qenë e suksesshme.– Ralph Waldo Emerson.” është thënia që frymëzon një ndër njerzit më të fuqishëm në botë./blitz.al/

Share