Blitz

 Breaking News

Një vit prej vdekjes së bashkëshortit, Celine Dion vazhdon traditën familjare të pushimeve

Një vit prej vdekjes së bashkëshortit, Celine Dion vazhdon traditën familjare të pushimeve
January 13
10:06 2017

Celine Dion ka postuar në Instagram një foto të Krishtlindjeve, gjatë psuhimeve në Montana.

Në këtë foto këngëtarja shkruan “Kujtime nga festat! Tani ti rikthehemi punës”.

Ajo është ulur pranë pemës së Krishtlindjeve dhe pranë saj qëndrojnë binjakët 6 vjeçarë të veshur me pizhamat me Santa Claus dhe djali i madh 15 vjeçar qëndron pas tyre.

Ata duken një familje shumë e lumtur, por fotoja do të ishte më e plotë në qoftë se pjesë e saj do të ishte edhe bashkëshorti i Dion. Ai është ndarë nga jeta, janarin e kaluar pasi vuante nga kanceri.

Ata çdo vit shkonin në Montana për ski dhe duket se këngëtarja vazhdon traditën e familjes edhe pa bashkëshortin, gjithësesi në një intervistë ajo ka thënë: “Ai është gjithmonë pranë nesh!”

/Blitz.al/

celin

Share