Blitz

 Breaking News

Një tjetër sukses, stilistja shqiptare merr pjesë në “Milan Fashion Week”

Një tjetër sukses, stilistja shqiptare merr pjesë në “Milan Fashion Week”
September 30
10:40 2018

Të tjera krijime shqiptare shfaqen në javën e modës nëpër botë. Këtë herë ishte stilistja Rezarta Skifteri me fustanet e saj në Milan Fashion Week. Dhe pse paraprakisht nëpërmjet postimeve të të ftuarve, pamë disa copëza nga sfilata, vetëm ditën e djeshme ajo ka vendosur të shpërndajë në rrjetet sociale këtë lajm.

“E lumtur që isha pjesë e Milano Fashion Week”- shkruan ajo nën fotot e koleksionit të saj, që u shfaq në pasarelë.

Kjo është një arritje e punës së saj, e cila gjithnjë është dalluar për stilin unik. Të jesh pranë firmave më të famshme në botë nuk është pak, apo jo? Për më tepër, flasin krijimet e saj! /Blitz.al/

Share