Blitz

 Breaking News

Një tjetër shqiptar përkrahet nga Jay Z!

January 12
17:23 2017

778ffb3181f2ba7d3ff638487045bd7b

 

Albert Stanaj, i njohur thjesht si Stanaj, ka filluar t’i ngjisë shkallët e suksesit një nga një.

Së fundmi, 22-vjeçari është bërë pjesë e platformës Tidal, në pronësi të reperit të njohur Jay  Z, e cila ka filluar transmetimin e albumit dhe këngëve të Stanajt.

Përveç kësaj, Tidal i ka ofruar këngëtarit edhe një hapësirë tjetër, Tidal Raising, pjesë ku promovohen artistët e rinj e potencialë. Stanaj ka dhënë një intervistë duke treguar akoma më shumë për veten dhe lidhjen e tij me muzikën.

“Në moshën 22-vjeçare, talenti i ardhshëm tërhoqi vëmendjen e VIP-ave, nga Kim Kardashian dhe Chris Brown, performoi në Coachella, luajti në piano bashkë me Drake në YOLO Estate dhe nënshkroi një marrëveshje me një label – e gjitha pa një “single””, – shkruan Tidal për Albert.

*Intervistën e plotë të Stanaj e gjeni këtu: http://read.tidal.com/article/tidal-rising-stanaj-2017*

Kjo nuk është hera e parë që Jay Z përkrah një shqiptar, pasi Rita Ora ka qenë një nga produktet e suksesshme të Roc Nation, kompanisë së reperit. Tashmë Rita është “divorcuar” nga kjo kompani, por ama Jay duket se dëshiron të ketë gjithmonë një shqiptar pranë.

 

InShot_20170112_171905 InShot_20170112_171724

Share