Blitz

 Breaking News

Një tjetër këngëtare shqiptare u bashkohet pushimeve të Norës dhe Tunës në Turqi

Një tjetër këngëtare shqiptare u bashkohet pushimeve të Norës dhe Tunës në Turqi
September 04
15:22 2017

Kjo historia e pushimeve të Norës dhe Tunës si dy kunata për herë të parë, u bë në fakt si një “reality show”. Kjo ndodh sepse kurioziteti është i madh mbi marrëdhënien e tyre sot që janë kunata dhe fëmijët e tyre Renee (e Norës dhe Robertit) dhe Tian (i Tunës dhe Patrisit) janë kushërinj.

Fillimisht lajmi doli nga Blitz.al se dy familjet ndodheshin në të njëjtin hotel në Turqi dhe më pas lajmi u shpërnda me shpejtësi edhe nga portalet e tjera. Por prisni pak se kemi të reja!

Më në fund Nora Istrefi dhe Tuna kalojnë bashkë pushimet e verës, siç e ka zakon një familje e përbashkët?

Në fakt, në të njëjtin resort në Turqi ku momentalisht po pushojnë dy familjet e Norës dhe Tunës është duke pushuar edhe këngëtarja e re dhe mjaft e njohur Kida. Kjo është vënë re nga postimet që kjo e fundit ka bërë në rrjete sociale, ku ka vendosur në foto pikërisht të njëjtin resort si Nora dhe Tuna.

Ajo që mund të themi është se aty qenka bërë një grup shumë i lezetshëm, imagjinoni kur hoteli realizon natën e karaokes, grupi shqiptar do ketë bërë namin! /Blitz.al/

Share