Blitz

 Breaking News

Një tjetër këngëtare e njohur  shqiptare bie pre e vjedhjes

Një tjetër këngëtare e njohur  shqiptare bie pre e vjedhjes
November 28
11:26 2018

Ndoshta jemi mësuar që gjithmojmë të dëgjojmë për këngëtarë shqiptarë që janë frymëzuar nga këngë të huaja apo edhe i kanë kopjuar ato. Por kësaj here ka ndodhur ndryshe.

Një nga këngët më të njohura të Dhurata Dorës  “Jake Jake” është kopjuar ose huazuar nga një artiste me origjinë bullgare e cila quhet Djena.

Muzika është e njëjtë dhe duket se këngëtarja bullgare i ka ndryshuar vetëm tekstin.Kënga është e publikuar me 21 nëntor pra vetëm përpara pak javësh ndërsa Dhurata Dora e ka sjellë për publikun “Jake Jake”  5 muaj më parë. Tashmë historia duket se po merr një tjetër rrjedh dhe janë këngëtaret e huaja që po kopjojnë dhe frymëzohen nga artistët tanë edhe pse thuhet se këngëtarja bullgare e ka blerë këngën me të drejta të plota. /Blitz.al/

/Blitz.al/

Share