Blitz

 Breaking News

Një shans i dytë, aktorja e njohur anullon zyrtarisht divorcin nga bashkëshorti

Një shans i dytë, aktorja e njohur anullon zyrtarisht divorcin	nga bashkëshorti
April 29
16:41 2019

Dashuria nuk ka përfunduar akoma. Megan Fox dhe bashkëshorti i saj prej 9 vitesh Brian Austin Green zyrtarisht nuk do të ndahen.

Çifti i cili ishte martuar në qershor të vitit 2010, kishin bërë me dije më herët se kishin nisur procedurat e divorcit.

Të enjten e kaluar në mediat e huaja qarkulloi lajmi se Megan kishte nisur letrat e divorcit në gjykatën e “Los Angelos”.
Megjithatë, burime për “Elle.com” bëjnë të ditur se ata kanë vendosur ta tërheqin mbrapsht vendimin për t’u ndarë.

Ndërkohë, gjatë një episodi të shtatorit 2018 për podcastin e tij, Austin Green foli për martesën ku shpreh se është e vështirë por tha se ka një marrëdhënie të shkëlqyer me aktoren e njohur.

“Martesa është e vështirë, është punë, mendoj për këdo. Mendoj se kur arrin në pikën që ke tre fëmijë dhe keni qenë të martuar për një kohë të gjatë, ti thjesht ia del ditë pas dite. Ne kemi tre fëmijë fantastikë dhe një marrëdhënie të shkëlqyer”.- ka thënë ai.

Edhe më pare çifti ka qenë në prag të divorcit, konkretisht në vitin 2015, por një vit më pas erdhi në jetë djali i tyre i tretë Journey dhe aktorja e bashkëshorti saj u pajtuan./Blitz.al/

Share