Blitz

 Breaking News

Një ndër arsyet që Erion Isai beson në Zot është pikërisht gruaja e tij

Një ndër arsyet që Erion Isai beson në Zot është pikërisht gruaja e tij
November 30
13:02 2018

Aktori i njohur Erion Isai është një ndër të preferuarit e publikut për sensin e humorit dhe mënyrën se si e transmeton atë tek publiku. Ai aktualisht është edhe drejtor i Teatrit të Kukullavë në Tiranë. Erioni njihet gjithashtu si një person i cili nuk ka kompleks që të postojë shpesh edhe nga jeta e tij personale në rrjetet sociale.

E sot ai na ka emocionuar të gjithëve me një urim për bashkëshortën e tij. Aktori ka zgjedhur dy fjali të cilat transmetojnë shumë emocion dhe nuk i duhej një roman i gjatë.  Përveç fotos së saj ai shkruan: “Gezuar dashuri. Besoj ne Zot në shume arsye. Një nga arsyet është se më bekoi kur me bashkoi me ty.

 

View this post on Instagram

 

Gezuar dashuri. 😍🎂Besoj ne Zot ne shume arsye. Nje nga arsyet eshte se me bekoi kur me bashkoi me ty.

A post shared by Erion Isai (@erion_isai) on

E përveç kësaj në një story Erioni shprehet: “I pazoti ndihem të flas për ty, sesi me 36 shkronja të shpall sa bukur ndihem kur ne jemi dy,që ti mbretëreshë na bëre 3, kur më të bukurën na dhe. Sa herë pasqyra ndaj vetes më tregon një anë timen të mirë, ajo je ti. Dashuri që bekon! Të duam, je kristali jonë.”- përfundon aktori.  Më emocionues se kaq nuk kishte si të ishe Erion. /Blitz.al/

Share