Blitz

 Breaking News

Një listë e gjatë me emra për fëmijën e Meghan dhe Princit Harry! Duhet të zgjedhin njërin prej tyre…

Një listë e gjatë me emra për fëmijën e Meghan dhe Princit Harry! Duhet të zgjedhin njërin prej tyre…
October 18
19:24 2018

Lajmi që Dukesha e Sussexit, Meghan Markle dhe Princi Harry janë në pritje të një fëmije, ka qenë një nga më të diskutuarit këtë javë. Një nga pyetjet kryesore që po u drejtohet çiftit është se si do e quajnë ata fëmijën e  tyre të parë.

Momentalisht çifti mbretëror ndodhet në Australi dhe gjatë një diskutimi me një grup studentësh të Melbourne ditën e enjte janë shprehur se puna për përzgjedhjen e emrit tashmë ka filluar.

“Na kanë dhënë të gjithë një listë të gjatë me emra. Na mbetet thjesht të ulemi dhe ta shqyrtojmë”,- ka thënë Meghan .

Ditën e hënë pallati mbretëror informoi të gjithë se Dukesha Meghan është në pritje të ëmbël dhe vogëlushi apo vogëlushja do të vijë në jetë në pranverën e vitti 2019. Thuhet se planet e çiftit mbretëror janë që ta rrisin fëmijën në shtëpinë e tyre në Cotswolds, 2 orë larg Londrës  pasi aty askush nuk do i shqetësojë. /Blitz.al/

Share