Një hap më afër, me siguri kjo është gjinia e fëmijës së Loredanës dhe Mozzik
December 13
19:36
2018
Tashmë prej disa kohësh është folur se reperi Mozzik dhe partnerja e tij Loredana janë në pritje të një fëmije. Edhe pse asnjëri prej tyre nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë kanë qenë foto të ndryshme dhe dedikimet e çiftit në story që kanë vërtetuar se lajmi është i vërtetë.
Duket se një postim i Loredanës sot në Instastory na ka dhënë indicien se Loredana dhe Mozzik do të bëhen prindër të një vajze. Në foton e publikuar nga këngëtarja ku duket një grua dhe një vogëlushe teksa ecin mbi shinat e një treni shkruhet:
““Do të jem gjithmonë me ty. Bëhu e guximshme, ki kurajë dhe duaje jetën”,
Reperja mund të jetë në muajt e fundit të shtatzënisë dhe për pak ditë mund të presim lajmin e mirë.
/Blitz.al/