Blitz

 Breaking News

Një dorë në të pasme? Fotoja e Princ Harry-t dhe Meghan Markle “përplas” komentuesit në rrjetet sociale…

Një dorë në të pasme? Fotoja e Princ Harry-t dhe Meghan Markle “përplas” komentuesit në rrjetet sociale…
October 29
16:37 2018

Prej disa ditësh ata ndodhen në një tur dhe gjatë vizitës në Zelandën e Re kanë organizuar disa takime me krerët më të lartë të disa qyteteve. Princ Harry dhe Meghan Markle po largoheshin nga Zelanda e Re dhe duke u ngjitur në shkallët e avionit, ata kanë dhënë një “shfaqje” për fotografët e pranishëm.

Princ Harry duket se i ka vendosur dorën në të pasme Dukeshës së Sussex-it dhe fotoja tashmë po bën xhiron e rrjetit. Nga komentet e shumta ka nga ata që e kanë pëlqyer këtë veprim por edhe nga ata që nuk e shohin si të përshtatshëm tek një çift mbretëror.

Disa të tjerë mendojnë se ky është thjesht një iluzion optik dhe varet nga këndi që është shkrepur fotoja.

Gjithsesi, Meghan dhe Princ Harry nuk ngurojnë shpeshherë t’i dhurojnë dashuri njëri-tjetrit edhe në publik, pavarësisht nëse ia lejon apo jo protokolli.

/Blitz.al/

 

Share