Blitz

 Breaking News

Një bashkëpunim me Tayna-n? Fifi jep përgjigjen që nuk e prisnim…

Një bashkëpunim me Tayna-n? Fifi jep përgjigjen që nuk e prisnim…
March 04
15:14 2019

Duke pasur parasysh diss-et e shkëmbyera me njëra-tjetrën kohëve të fundit, një bashkëpunim mes Fifit dhe Tayna-s do ishte gjëja e fundit që mund të prisnim.

Por, ja që nuk është e pamundur. Të paktën këtë kuptuam nga Fifi.

Në rubrikën “Ask me a question” në Instagram,  këngëtarja është pyetur nga ndjekësit nëse do të bënte një bëshkëpunim me Tayna-n dhe reperet e tjera të njohura.

“Përderisa jeni femrat më të mira në treg, pse nuk bëni një bashkëpunim me Tayna-n, Melindën dhe Rinën?”- ka pyetur një nga ndjekëset, Fifin.

Këngëtarja, jo vetëm që i është përgjigjur kësaj pyetjeje por na ka habitur edhe me përgjigjen.

“Hmmm, nuk është një ide e keqe.”- është shprehur Fifi.

Cfarë ka ndodhur? Mos ndoshta vajzat i kanë rregulluar marrëdhëniet me njëra-tjetrën?

Këtë nuk e dimë, ama e sigurt është që një bashkëpunim mes tyre do të ishte “hit”. /Blitz.al/

 

Share