Blitz

 Breaking News

Nicole Kidman “tradhton” kolegët, mbështet Donald Trump

Nicole Kidman “tradhton” kolegët, mbështet Donald Trump
January 13
18:03 2017

Pavarësisht se pjesa më e madhe e yjeve hollivudiane ka shfaqur publikisht pozicionin kundër presidentit të sapozgjedhur Donald Trump, ja ku vjen një zë “jashtë korit”.

Bëhet fjalë për aktoren Nicole Kidman, që vetëm pak ditë pas fjalimit të koleges së saj Meryl Streep ka vendosur të dalë për të mbrojtur presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një intervistë të dhënë së fundmi për BBC, Kidman u shpreh:

“Ajo që ndodhi, ndodhi. Të gjithë duhet të bashkohen e të ecin përpara bashkë me presidentin”.

Sipas aktores së rritur në Australi, ai që zgjidhet nga vota e popullit duhet mbështetur, pavarësisht se për cilin bëhet fjalë.

Pavarësisht kësaj, Kidman shtoi se ajo do të vazhdojë të luftojë për përmirësimin e kurave ndaj grave, sidomos ato të cilat lidhen me kancerin, si dhe për rolin e gruas në shoqëri, gjë për të cilën Trump është kritikuar shumë. /Blitz.al/

Share