Blitz

 Breaking News

Nicki Minaj harron tekstin e këngës me Tyga-n në koncert, acarohen fansat!

Nicki Minaj harron tekstin e këngës me Tyga-n në koncert, acarohen fansat!
November 12
10:33 2018

Nicki Minaj dhe Tyga kanë hapur ceremoninë e “People’s Choice Awards”, ku kanë performuar këngën e tyre më të re “Good Form”.

Por duket se ka ndodhur një problem me të. Reperja disa herë ndalonte se kënduari dhe linte playback-un. Nuk dihet nëse këtë e bënte vetë apo harroi tekstin, por kjo nuk është hera e parë që ndodh kështu. Ka patur edhe raste të tjera në koncerte që Nicki ka harruar tekstin e këngëve të saj.

Kjo gjë ka acaruar fansat e saj, të cilët janë shprehur se nuk janë emocionuar aspak. Më tej kanë vazhduar postimet në Tëitter, ku shkruajnë:

“A mund të ma shpjegojë njeri përse Nicki Minaj nuk bën kurrë rep live dhe lë playback-un të vijojë? Gjithmonë e bën!”

Pra, duket se e kënduara playback po i prish shumë punë Nick-it./Blitz.al/

 

Share