Blitz

 Breaking News

Nick Jonas zbulon si i propozoi për martesë Priyanka Chopra-s, dhe gjithçka është kaq romantike

Nick Jonas zbulon si i propozoi për martesë Priyanka Chopra-s, dhe gjithçka është kaq romantike
November 30
15:26 2018

Nick Jonas dhe Priyanka Chopra kanë qenë shumë të hapur me fansat lidhur me marrëdhënien e tyre sentimentale.

Në një intervistë për “Vogue”, çifti ka zbuluar më shumë detaje lidhur me fejesën e tyre në Indi, por jo vetëm.

Këngëtari ka treguar gjatë intervistës momentin kur i ka propozuar për martesë të dashurës së tij, Priyanka-s.

Dhe fiks siç ndodh në filmat romantikë, Nick është ulur në gjunjë, dhe madje jo një, por plot dy herë!

Këngëtari kujton se herën e parë u ul në gjunjë gjatë festës së “Vanity Fair” të Oscar, vitin e kaluar.

“E vendosa poshtë gotën, u ula në njërin gju, kjo ndodhi para shumë njerëzve, dhe i thashë: “Ti je e vërtetë. Ku ke qenë gjithë jetën time?”. Por me zë të lartë”-thotë Nick.

Pas tre takimeve këngëtari e kishte vënë në dijeni nënën e Priyanka-s se do t’i propozonte së bijës.

Këngëtari e bëri këtë gjë në ditëlindjen e aktores në Kretë dhe priti deri në mesnatë, që Priyanka të mos e kishte përvjetorin dhe ditëlindjen në të njëjtën ditë.

“U ula në njërin gju sërish dhe i thashë: “A do të më bësh mashkullin më të lumtur në botë dhe të martohesh me mua?”.

Ajo tha “jo”. Bëj shaka, ajo qëndroi e heshtur për 45 sekonda”- tregon ai.

Priyanka Chopra kishte mbetur pa fjalë, ndërsa Nick kishte vazhduar më tej:

“Do ta vendos këtë unazë në gishtin tënd tani, vetëm nëse ke ndonjë kundërshtim”.

Dhe sikurse tani e kemi marrë vesh të gjithë, Priyanka nuk kishte asnjë kundërshtim.

Dyshja do të martohet në fillim të dhjetorit, ndërkohë që kanë nisur festat dhe përgatitjet e ditës së madhe.

/Blitz.al/

 

Share