Blitz

 Breaking News

Nga zemra e thyer në fytyrë të qeshur, Flori di si ta ngrejë shpirtin peshë në të gjitha mënyrat!

Nga zemra e thyer në fytyrë të qeshur, Flori di si ta ngrejë shpirtin peshë në të gjitha mënyrat!
December 04
10:58 2018

Të dielën që lamë pas, e cila ishte dhe e fundit ndër ditët e prezantimit para netëve finale, producenti Flori Mumajesi prezantoi këngën e tij “Plas” tek “Kënga Magjike”. Një këngë, në të cilën gjejnë veten të gjithë, të dashuruar ose jo, ata që kanë përjetuar një dashuri të madhe a një ndarje, gjë që është paqyruar edhe në postimet e shumëkujt në rrjetet sociale.

Na emocionoi shumë Flori me interpretimin e tij (ashtu siç të gjithë e prisnin), por menjëherë pas një gjendjeje të tillë ai gjithnjë di si të na rikthejë buzëqeshjen.

Vetëm pak më parë ai ka publikuar në Instagram një video teksa këndon dhe kërcen në studio me Brunon, këngën “Ja ke bo vetes”, i cili është bashkëpunimi i tyre i fundit, të cilin e kanë publikuar vetëm pak ditë më parë.

E pra, vetëm Flori mund të na kthejë nga një gjendje në tjetrën: një herë na bën të qajmë e një herë tjetër të kërcejmë sapo zgjohemi në mëngjes. /Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

⚫️⚫️⚫️ #jakebovetes @iambrunooooo

A post shared by Flori Mumajesi (@iamflorimumajesi) on

Share