Blitz

 Breaking News

Nga Tirana në Prishtinë, dasmat VIP që do të “shkundin” muajin shtator!

Nga Tirana në Prishtinë, dasmat VIP që do të “shkundin” muajin shtator!
July 29
20:46 2017

Dy nga çiftet më simpatike të showbiz-it shqiptar, Marina-Getoar dhe Xhensila-Besi, duket se do të kurorëzojnë martesat e tyre në shtator pas disa muajsh të mirë pushimesh dhe pune intensive nëpër koncerte.

Burime për “Prive” kanë treguar se dasma e Getit dhe Marinës do të mbahet në Prishtinë, ndërsa Xhensila dhe Besi do të bëjnë dy dasma në Tiranë: një për familjen e një për miqtë.

Duke qenë se të dyja çiftet janë mjaft në vëmendjen e publikut këto kohë, me siguri dasmat e tyre do të përcillen me një kuriozitet të jashtëzakonshëm mediatik dhe për këtë na duhet të presim shtatorin…/Blitz.al/

Share