Blitz

 Breaking News

Nga janari me një emision televiziv, Çiljeta zbulon detajet

Nga janari me një emision televiziv, Çiljeta zbulon detajet
November 03
23:22 2018

Çiljeta  njihet si një ndër këngëtaret më seksi të showbizzit shqiptar e cila nisi karrierën e saj para shumë vitesh. Sonte e ftuar në “Xing me Ermalin” ajo u pyet për projektet jashtë muzikës dhe këngëtarja u shpreh se nga janari do të vijë me një emision televiziv të sajin.

Ka qenë Ermali i cili me shaka e ka pyetyr Çiljetën nëqoftëse emisioni do të jetë në TV Klan dhe ajo është përgjigjur:
“Po ,në Klan unë jam rritur dhe ku ka më mirë se këtu. Do të konkuroj ty direkt”- ka përfunduar këngëtarja.

Tashmë nga Janari do ta shohin Çiljetën si prezantuese në një emsion, detajet e të cilit nuk janë zbuluar ende.  /Blitz.al/

Share