Blitz

 Breaking News

Nevina Shtylla sqaron largimin: “Klanit i jam mirënjohëse, por në Top…”

Nevina Shtylla sqaron largimin: “Klanit i jam mirënjohëse, por në Top…”
September 26
14:48 2018

Lëvizjet e moderatorëve këtë sezon kanë qenë të shumta, dhe mesa duket zhurma për to nuk ka mbaruar ende. Nevina Shtylla ishte një prej tyre, që tashmë është moderatore pranë Top Channel.

Së fundimi ajo i ka dhënë dhe një përgjigje në Instastory pyetjes së njërit prej ndjekësve të saj që i shkruan:

“Pse ike nga Klani? Klani të bëri kjo që je sot.”

“Kjo që jam sot… vjen falë të tjerë faktorëve… me në krye familjen time! Kam punuar me shumë përkushtim për gjthçka dhe besoj se e kam merituar çdo feedback pozitiv dhe mbështetjen tuaj. Klanit i jam mirënjohëse për një sezon fantastik! Por në TOP them se do të mund të arrij maksimumin tim… me një investim të vazhdueshëm e mbi të gjitha të mirëmenduar”- ka shkruar Nevina.

Kjo përgjigje është mëse e mjaftueshme për të gjithë ndjekësit e saj dhe ne na mbetet ta ndjekim çdo të hënë pranë Edi Manushit tek “Procesi sportiv”. /Blitz.al/

Share