Blitz

 Breaking News

Nëse nuk do ishte këngëtare, Eni Koçi do të punonte në këto 2 profesione kaq të ndryshme

Nëse nuk do ishte këngëtare, Eni Koçi do të punonte në këto 2 profesione kaq të ndryshme
November 18
18:15 2018

Eni Koçi ditën e djeshme i është përgjigjur të gjithë fansave nëpërmjet “Ask me a question”. Disa prej pyetjeve sigurisht që ishin për muzikën, por një prej tyre kërkonte të dinte se çfarë profesioni do të kishte ushtruar Eni nëse nuk do të ishte këngëtare.

“Mjeke ose psikologe.”- është përgjigjur Eni. Më pas, ajo ka treguar që për këto dy profesione ka vazhduar edhe studimet:

“Kam mbaruar vitet e para dhe studimet për degën e mjekësisë në Angli.Mirëpo fatkeqësisht është një vend që për atë degë sidomos hap shumë pak dyer si student i huaj. Kështu që u detyrova si plan B të kaloja në degën e Psikologjisë sërish në Angli dhe jam drejt përfundimit me shumë sukses.”

Pra, ndoshta krah muzikës, një ditë mund ta shohim Enin edhe si një psikologe profesioniste. /Blitz.al/

Share