Blitz

 Breaking News

“Nëse ju shfaqet një mesazh gabimi…” – Ambasada Amerikane ka një njoftim për Lotarinë

“Nëse ju shfaqet një mesazh gabimi…” – Ambasada Amerikane ka një njoftim për Lotarinë
November 01
12:50 2018

Për shkak të qindra mijëra aplikimeve të shqiptarëve në programin e vizës së diversitetit, ose siç e njohim të gjithë, Lotarisë Amerikane, ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë jep herë pas here këshilla të rëndësishme në faqen e saj në Facebook.

Në rubrikën #pyetanën, ambasada thotë se është në dijeni se disa aplikantëve u shfaqet një mesazh gabimi kur fusin të dhënat e tyre për t’u regjistruar në Programin e Lotarisë DV-2020. Zyrtarët janë duke punuar që kjo çeshtje të rregullohet, por ndërkohë i këshillon aplikuesit që nëse problemi vazhdon t’i shfaqet, ta provojnë më vonë.

Kujtojmë që aplikimet për Lotarinë Amerikane janë të hapura deri në datën 5 nëntor dhe me shqiptarët që marrin pjesë masivisht në këtë program, sistemi herë pas here bllokohet dhe nuk i merr të dhënat. /Blitz.al/

Share