Blitz

 Breaking News

Në prag të maratonës, Erion Veliaj tregon për emrin e djalit:”Shqiptar dhe pak tirons”

Në prag të maratonës, Erion Veliaj tregon për emrin e djalit:”Shqiptar dhe pak tirons”
October 07
09:31 2018

Dita e djeshme për kryebashkiakun Veliaj ishte një ditë e lumtur pasi lindi djali i tij i parë. Rastisi që një ditë më vonë të zhvillohej dhe maratona e Tiranës ku Erion Veliaj ka marrë pjesë çdo vit. Por këtë herë, të gjithë ishim në dyshime nëse do të ishte pjesëmarrës.

Mëngjesin e sotëm ai ishte i pranishëm në fjalimin hapës të maratonës.

“Kësaj here fituesit do të kenë dhe kurorat e ullirit posaçërisht nga maratona pranë Athinës, origjinale nga vendi ku nisi maratona… Edhe unë jam për një maratonë ngaqë dje u bëra me djalë.Prandaj kur ju të vraponi të gjithë drejt, unë do të vrapoj për në maternitet.”- u shpreh ai.

Duke thënë se kjo do kompensohet kur të kthehet dyfish vitin tjetër, ai tregoi gjithashtu se emri i djalit do të jetë me siguri shqiptar dhe pak “tirons”.

Epo tani, përtej detyrës së rëndësishme të kryebashkiakut, për Erion Veliaj u shtua dhe detyrën e të qenit baba. /Blitz.al/

Share