Blitz

 Breaking News

Në krahë të Michelle Obama, Bebe Rexha ka diçka për të thënë!

Në krahë të Michelle Obama, Bebe Rexha ka diçka për të thënë!
May 04
10:02 2019

Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha ka shkuar në Universitetin Tampas në Florida për të performuar në “Ditën e Këndimit në Kolegje”. Një ditë në të cilën, këngëtarë të ndryshëm këndojnë në kolegje për të argëtuar studentët.

Image result for michelle obama bebe rexha

Bebe ka qenë një ndër të ftuarat e nderit të organizatores dhe bashkëshortes të ish presidentit të SHBA-ve Barack Obama, Michelle Obama.

Pas performancës, Bebe ka bërë një fotografi me Michelle Obama, të cilën e ka publikuar në Instagram dhe përbri saj ka shkruajtur: “Me presidenten time të ardhshme, zonjën Michelle Obama”.

Deklaratë kjo e fortë dhe mjaft e vendosur nga ana e këngëtares./Blitz.al/

Share