Blitz

 Breaking News

“Në çdo person dua të ndryshoj diçka, por jo tek ti!” – Një urim i ndjerë dhe një bebe “dhuratë” për ditëlindjen e Mozzik?

“Në çdo person dua të ndryshoj diçka, por jo tek ti!” – Një urim i ndjerë dhe një bebe “dhuratë” për ditëlindjen e Mozzik?
September 29
11:44 2018

Sot është një ditë shumë e veçantë për reperin Mozzik. Ai feston ditën e tij të lindjes dhe veç urimeve që i ka bërë vetes, sigurisht nuk mund të mungonte një i tillë as nga partnerja Loredana.

Mbrëmjen e djeshme, sapo ora ka shënuar 00:00 ajo ka publikuar një foto ku përbri së cilës ka uruar në gjuhën gjermane Clyde-n e saj.

“Gëzuar ditëlindjen Mozzik, përveç se je burri im, ti je miku im më i mirë në çdo kohë. Në çdo person unë dua të ndryshoj diçka, por jo tek ti. Për mua ti je i përsosur. Ne do të presim shumë gjëra të bukura në jetë, një tashmë është shumë afër! Ti e di se çfarë dua të them… Përgjithmonë, Gëzuar ditëlindjen Mozzik, aka Gramoz”- shkruan Loredana përbri këtij postimi.

E teksa ajo thotë se “një gjë e bukur është shumë afër” për ta, ne sigurisht na shkon mendja tek bebi që Mozzik dhe Loredana presin të vijë në jetë. Epo, dhuratë më të bukur se kjo nuk mund të ketë! /Blitz.al/

Share