Blitz

 Breaking News

Ndikimi i të atit, Elton Deda hoqi dorë nga kjo dëshirë e veçantë për muzikën

Ndikimi i të atit, Elton Deda hoqi dorë nga kjo dëshirë e veçantë për muzikën
November 22
17:05 2018

Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Soirée” ju dedikua një hapësirë e veçantë dhe jetës dhe veprave të artistit të njohur, Ferdinand Deda. Të ftuar ishin miq të tij, por edhe i biri, Elton Deda. Krijimtaria e gjerë e tij ka lënë gjurmë në art, por edhe në jetën personale të personave që jetuan pranë tij.

Eltoni madje tregoi se sa shumë ndikim ka pasur ai për të formuar personalitetin artistik që ka :

“Shiko, po të mos kisha pianon në shtëpi, po të mos kisha edhe babin nuk do isha bërë muzikant. Sepse fëmija e do gjithmonë një tutor për të ndjekur një fushë të artit.”

Gjithashtu ai u shpreh dhe për dëshirat e tij në fëmijëri, shumë të ndryshme nga muzika:

“Unë mendjen nuk e kam pasur të bëhem muzikant. Më pëlqente muzika, por doja të bëhesha pilot luftarak. Po, po, e vërtetë, kam dashur të jem pilot ushtarak! Nëse do kisha baba një oficer, unë do isha bërë pilot, padyshim!”

Nuk e dimë sesa i suksesshëm do ishte si pilot, por jemi të lumtur që zgjodhi muzikën sepse kontributi i tij do të mbetet gjithnjë pjesë e kulturës sonë.
/Blitz.al/

Share