Blitz

 Breaking News

Ndahet nga jeta reperi i njohur amerikan, qëllohet me armë zjarri jashtë restorantit

Ndahet nga jeta reperi i njohur amerikan, qëllohet me armë zjarri jashtë restorantit
October 30
10:39 2018

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme ku reperi i njohur amerikan “Young Greatness” ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë zjarrri në New Orleans.

34-vjeçari emri i vërtetë i të cilit është Theodore Jones është i njohur për hitin e tij “Moolah” i cili u publikua në vitin 2015-të dhe ka arritur plot 30 milion klikime.

“The Sun”  shkruan se “Young Greatness” është qëlluar në orët e para të mëngjesit të së hënës jashtë restorantit “Waffle House” në New Orleans .

Kanë qenë mjekët ata që kanë konfirmuar se bëhet fjalë për reperin e njiohur dhe që vdekja e tij është shkaktuar nga një plagë me armë zjarri. Policia ka nisur kërkimet dhe deri tani dy persona janë të dyshuar për ngjarjen e rëndë. /Blitz.al/

 

 

Share