Blitz

 Breaking News

“Nallane 3” nuk ka kufij! E para në Maqedoni

“Nallane 3” nuk ka kufij! E para në Maqedoni
July 18
16:50 2017

Pa frikë mund ta quajmë hitin e kësaj vere. Gjashtë ditë më parë, Flori Mumajesi, Arilena Ara dhe Dj Vicky publikun klipin  “Nallane 3”, episodin e tretë të “nallanes” së famshme, një këngë e cila u prit mjaft mirë nga publiku. Brenda dy ditësh kënga arriti milionin e parë e aktualisht ka kaluar të dytin, por tashmë e kemi kuptuar se suksesi i “Nallanes”  nuk kufizohet vetëm në klikime, por ka kaluar kufijtë në plot kuptimin e fjalës.

Kjo këngë është dëgjuar dhe pëlqyer jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtete të tjera, ku gjuha jonë ndoshta nuk ka kuptim, por ritmi ka bërë që publiku ta dashurojë. Arilena Ara e ka kënduar “Nallane 3” në Ukrainë gjatë turit të saj dhe duhet thënë se ka pasur një impakt të jashtëzakonshëm.

Por ka ende për të thënë. As një javë nga publikimi, përveçse dëgjohet në çdo vend të Shqipërisë, “Nallane 3” është pozicionuar si kënga më e dëgjuar, trend numër 1 në Maqedoni, ndërkohë që ka lënë pas emra të njohur të muzikës botërore, si Jennifer Lopez apo Dua Lipa.

Kjo shihet qartë në një postim që Dj Vicky ka bërë pak më parë në Instastory. Duket se kjo këngë është kthyer jo vetëm në fiksimin e shqiptarëve, por edhe të maqedonasve. Fillimi i mirë është gjysma e punës dhe kjo këngë këtë verë e sigurt që do të bëjë NAMIN!/Blitz.al/

 

 

Share