Blitz

 Breaking News

“Nallane 2” tejkalon kufijtë shqiptarë. Tashmë do ta dëgjoni edhe në këtë radio prestigjioze!

“Nallane 2” tejkalon kufijtë shqiptarë. Tashmë do ta dëgjoni edhe në këtë radio prestigjioze!
January 13
17:20 2017

Bashkëpunimi më i fundit i Flori Mumajesit me Dj Vicky, “Nallane 2”, ka rezultuar një sukses i vërtetë në Shqipëri dhe në Kosovë.

Përpos klikimeve dhe komenteve në rrjetet sociale, si Facebook, Instagram, Youtube etj., kjo shihet edhe nga luajtjet e ndryshme në radio.

Së fundmi, “Nallane 2” ka kaluar kufijtë duke u transmetuar edhe në radio italiane. Blitz.al ka siguruar një video ku shfaqet moderatori i një emisioni në radion “Lazio Station” duke prezantuar këngën që do të transmetohet. “Tani do të kalojmë në një këngë nga Flori, e quajtur “Nallane 2″”, – dëgjohet tek thotë moderatori.

Në videon e dytë mund të dëgjohet edhe kënga teksa transmetohet për të gjithë dëgjuesit dhe ndjekësit e radios.

Nga këto video mund të kuptojmë se kënga është kërkuar nga drejtori sportiv i skuadrës së Lazios dhe njëkohësisht, ish-sulmuesi i kombëtares shqiptare të futbollit, Igli Tare.

Duket se tashmë “Nallane 2” do të mund ta dëgjojmë vazhdimisht edhe në Itali kur të shkojmë me pushime./Blitz.al/

Share