Blitz

 Breaking News

“Mund të të marr karrierën,edhe burrin gjithashtu”, Tayna në një tjetër zënkë me këngëtaren e njohur

“Mund të të marr karrierën,edhe burrin gjithashtu”, Tayna në një tjetër zënkë me këngëtaren e njohur
October 02
09:32 2018

Ndonëse kishte shpëtuar nga sytë e publikut, një “zënkë” mes dy këngëtareve ka ndodhur në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për Taynën dhe Arta Memedin.

Arta para pak ditësh ka publikuara këngën e saj të re “Kleoarta” dhe në një pjesë të këngës ajo thotë:

“Kur kthena unë e din që u kthy mama

I ka kalu kto kohë nana,nuk i vyn fama…”

Kjo mesa duket nuk i ka pëlqyer Taynës që pretendon ta mbajë ajo titullin “mama” dhe këtë e ka shprehur në një postim në Instagram ku ka thënë se duhet ta thërrasin “njerkë” tani e tutje sepse mami u bë bajat duke e përdorur të gjithë. Ajo përfundoi duke thënë se mund t’ua marrë karrierën edhe burrin.

Një reagim i tillë nuk mund të mbetej pa një përgjigje. Arta bashkangjitur një postimi shkroi:

“Dikush qenka nervozuar. Qetësohu “Njerka”, ke të drejtë, do jesh gjithnjë e dyta! Ke famën, por ai të merr lekët e tu. Unë i kam pasur të dyja! Faleminderit që më dëgjove këngën.”

Gjithsesi postimet u fshinë vetëm pas pak minutash, dhe këtë e shpjegoi Arta në një intervistë. Arsyeja ishte sepse menaxherët e Taynës ja kishin kërkuar ta fshinte.

Dyshohet se ka pasur një konflikt edhe më parë, pasi Arta ka pasur projekte me label-in ku Tayna ndodhet, por nuk i ka përfunduar ato. /Blitz.al./

Share