Blitz

 Breaking News

“M’u desh të hiqja dorë nga pavarësia ime”, Kim Kardashian tregon për vështirësitë e martesës me Kanye

“M’u desh të hiqja dorë nga pavarësia ime”, Kim Kardashian tregon për vështirësitë e martesës me Kanye
October 22
21:47 2018

Kim Kardashian ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme tek “The Alec Baldwin Show”. Ajo foli për detajet e martesës së saj me Kanye West dhe theksoi se i është dashur të heqi dorë nga shumë gjëra në mënyrë që ta bëntë këtë martesë të funksiononte.

“Mendoj se të jesh me një burrë si Kanye, të duhet të mësosh të mos jesh dhe aq e pavarur. Unë kam qenë gjithnjë shumë e pavarur dhe punëtore, kisha një axhendë. Kur martohesh dhe ke një bashkëshort me karrierë dhe fëmijë, pavarësia jote… duhet të heqësh dorë prej saj. Duhet të mësoja të isha me një mashkull si Kanye.”- u shpreh Kim.

Duke pasur parasysh se Kanye është një mbështetës i Donald Trump, dhe Kim e ka kritikuar Trump publikisht për mendimet e tij, ajo u pyet se si ndihet për bindjen politike të bashkëshortit të saj.

“Unë e lë të jetë ai që do të jetë. E lë të ketë mendimet dhe opinionet e tij, edhe nëse janë ndryshe nga të miat. Jam rritur në një familje ku Bruce që ishte njerku im, kishte një bindje politike, dhe babai i im ose mamaja kishin një bindje tjetër, dhe ne thjesht flisnim për këtë dhe ishim të hapur. Është në rregull te kesh këndvështrime të ndryshme. Ka të bëjë thjesht me të pasurit një mendje të hapur. Sigurisht që kemi diskutime- nëse nuk kuptoj diçka, në privatësi flasim për të”- tregoi Kim.

Ajo mesa duket është një bashkëshorte perfekte, tepër mirekuptuese. Ja, kjo është diçka për t’u marrë shembull. /Blitz.al/

 

 

Share