Blitz

 Breaking News

Mos e ngacmoni Olta Gixharin se do të keni punë me Arbana Osmanin, kaq dimë t’ju themi!

Mos e ngacmoni Olta Gixharin se do të keni punë me Arbana Osmanin, kaq dimë t’ju themi!
July 14
09:57 2017

Olta Gixhari është një nga vajzat më të bukura shqiptare dhe kjo nuk do shumë mend të kuptohet. Pas një eksperience shumë të mirë në jurinë e “Your Face Sounds Familiar” duket se Olta ka fituar më shumë besim për sa u përket aftësive të saj si prezantuese ndaj së bashku me moderatorin e Top Channel, Isli Islami, janë thirrur nga një festival në Kosovë për të qenë partnerë në prezantim.

Aktorja ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram një foto ku shfaqet në shkallët e hyrjes për në sallën e festivalit ndërkohë që në komente vihet re ajo që ka shkruar Arbana Osmani: “Aty më prit!” – ka thënë ajo dhe Olta, si një lozonjare e vërtetë, ia ka kthyer: “Mos vono se helbete nëpër shkallë jam”. Dhe siç Arbana di më së miri i ka vënë kapak këtij diskutimi: “O për atë punë nuk të lë njeri ty me ra në tokë…” – duke nënkuptuar se Olta është mjaft e kërkuar dhe nuk ka faj!

Arbana dhe Olta duket se janë bërë mikesha gjatë sezonit të parë të emisionit “Në 1 javë”, ku Arbana drejtonte programin kurse Olta ishte një nga konkurrentet.

Na vjen mirë kur personazhet e showbiz-it shqiptar ruajnë marrëdhënie të mira me njëra-tjetrën dhe nuk kanë komplekse të shfaqin hapur simpatinë që kanë. /Blitz.al/

Share