Blitz

 Breaking News

Moderatorja shqiptare bëhet nënë për herë të dytë!

October 22
11:59 2018

Image result for iva mera

Pak ditë më parë moderatorja e Digitalb Iva Mera ka festuar një vjetorin e lindjes së djalit të parë Artur, por duket se i ka bërë atij dhuratë për ditëlindje një vëlla.

Ditën e djeshme ajo ka sjellë në jetë djalin e  dytë që e ka pagëzuar me emrin Amar.

Iva është përpjekur që të mbajë jetën e saj private larg vëmendjes mediatike dhe deri më tani askush nuk e dinte që ajo ishte në pritje të fëmijës së dytë. Për më tepër Iva gjithmonë ka qenë shumë e rezervuar duke ruajtur me fanatizëm familjen e saj.

Epo, nuk na mbetet gjë tjetër përveç se t’i urojmë jetë të gjatë të vegjëlve të saj./Blitz.al/

 

Share