Moderatorja e njohur sportive pranon: “Futbolli në Shqipëri manipulohet”
July 15
20:08
2017
Këtë të shtunë në emisionin “Thumb” me Aulonën dhe Fatmën ka pasur të ftuar personazhe nga fusha të ndryshme të artit dhe kulturës.
Midis tyre ka qenë edhe gazetarja e njohur sportive Enkeleida Zeko. Mes shumë gjërash që ndoshta më parë nuk i keni ditur gazetarja na ka treguar edhe për gjendjen e futbollit në vend. Ajo është pyetur nga gazetari nëse manipulohet futbolli në Shqipëri.
Enkeleida ka qenë mjaft e prerë në përgjigjen e saj dhe ka thënë:
“Çdo gjë është e manipulueshme dhe kur është e manipulueshme edhe futbolli manipulohet”.
Pra, kur këtë e thotë një gazetare sportive nënkuptojmë se zërat për manipulim qenkan të vërtetë./Blitz.al/