Blitz

 Breaking News

Modelja shqiptare përzgjidhet imazh i një prej markave kozmetike më të njohura në botë

Modelja shqiptare përzgjidhet imazh i një prej markave kozmetike më të njohura në botë
September 08
14:30 2017

Ajo është konsideruar gjithnjë si një nga vajzat më të bukura shqiptare. Të shumtë janë ata që e pëlqejnë për pamjen e jashtme, format fizike, por pas nuk ngelen edhe ata që e kanë zili për gjithë të mirat që nëna natyrë i ka dhënë.

Jemi duke folur për Xhesika Berberin, modelen shqiptare e cila prej kohësh është shpërngulur në Amerikë ku dhe po punon për të ngritur një karrierë ndërkombëtare. Duket se Xhesika ia ka dalë më së miri pasi ka arritur të jetë imazh i një prej markave më të njohura të kozmetikës.

Bëhet fjalë për “Sephora”-n, kompaninë franceze e cila zë një vend të rëndësishëm në botën e produkteve kozmetike, fokusuar në produktet e bukurisë, make-up, lipstick, kremra mbrojtës etj. Kompania prestigjioze ka zgjedhur të bëjë pjesë të fushatës së saj të marketingut mbi buzëkuqet pikërisht modelen shqiptare. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Xhesika përmes një fotoje në Instastory.

 

Ky nuk është projekti i vetëm me të cilin Xhesika ka qenë duke punuar gjatë kësaj kohe. Shumë shpejt ajo do të vijë me diçka të re, por detaji i vetëm që ka zbuluar është se pranë saj do të jetë edhe modelja Afërdita Dreshaj. /Blitz.al/

Share