Blitz

 Breaking News

Modelja e “Victoria’s Secret” në një pritje të ëmbël, nënë për herë të tretë!

Modelja e “Victoria’s Secret” në një pritje të ëmbël, nënë për herë të tretë!
March 30
12:50 2019

Related image

Modelja e njohur e “Victoria Secret” Miranda Kerr ka dhënë një lajm shumë të bukur për të gjithë ndjekësit e saj.

Ajo do të bëhet nënë për herë të tretë! Menaxheri i modeles ka rrëfyer për Daily Mail se Miranda është në një pritje të ëmbël me bashkëshortin e saj, një ndër themeluesit e Snapchat, Evan Spiegel.

“Miranda, Evan, Flynn dhe Hart janë duke mirëpritur antarin më të ri në familjen e tyre. Fëmijët janë gëzim”.- ka thënë ai.

Miranda dhe Evan janë martuar në maj të 2017 dhe vetëm 10 muaj më parë kanë sjellë në jetë vogëlushin e tyre Hart. Rikujtojmë se Miranda ka edhe një djalë 8 vjeçar, të quajtur Flynn nga marrëdhënia e mëparshme me Orlando Bloom./Blitz.al/

Related image

Share