“MMV” bashkëpunimi i Tunës me Getoarin do të ketë vazhdim? Reperi zbulon projektin e ri
Vetëm para pak minutash Ghetto Geasy ka postuar në llogarinë e tij në Instagram detaje nga projekti i ri, fansa e të cilit mezi kanë qenë duke e pritur.
Kjo sepse kënga e re e pjestarit të Babastars do të ketë emrin MMV, pra “Ma i madhi në vend” dhe do shënojë rikthimin e tij me një projekt solo. Kujtojmë që për herë të fundit solo ai ka realizuar këngën “Birthday” para 10 muajsh por gjithsesi ka qenë i pranishëm në treg me bashkëpunime të ndryshme, përmendim atë me Flor Mumajesin “Dashni me raki” dhe atë me Majk “Paris Milano”.
Titulli MMV nuk është i ri në realizimet e artistit, të njejtin titull mban dhe kënga e tij me Tunën e para disa viteve por jo vetëm kaq, edhe disa projekte më te vjetra të tij, të albumit me të njejtin emër “Ma i madhi nven”. Sipas postimit të Ghettit kënga do të dalë për të gjithë në datën 28 shtator në orën 19:00. /Blitz.al/