Blitz

 Breaking News

Miqësia në “Big Brother” ekziston. Që para 3 vitesh, këto vajza vazhdojnë të jenë bashkë

Miqësia në “Big Brother” ekziston. Që para 3 vitesh, këto vajza vazhdojnë të jenë bashkë
August 13
12:29 2017

Ndodh shpesh të jemi skeptikë rreth miqësive apo lidhjeve që krijohen në formate televizive ku kryesorja është të bëhet “show”. Megjithatë, ndodh që edhe nga “Big Brother” të jenë krijuar marrëdhënie të vërteta e që i kanë rezistuar kohës, e tillë është edhe kjo mes Albës dhe Milenës nga “Big Brother 8”, ku fitues ka qenë Veseli.

Ka qenë Alba ajo që ka postuar një foto me Milenën, ku gjithashtu tregon se ndonëse në distancë ato vazhdojnë ta duan shumë njëra- tjetrën. Alba madje e quan “derrkuc”, një shprehje konfidenciale mes vajzave që na bën të kuptojmë edhe më shumë miqësinë e tyre.

Epo, bëjmë mirë t’i zhdukim mosbesimet, se kush do, gjen miqësi a dashuri edhe në “Big Brother”, nga ato miqësitë e vërteta që i rezistojnë kohës. /Blitz.al/

Share