Blitz

 Breaking News

Mesazhi sekret i Sara Hoxhës për Ledion Liçon

Mesazhi sekret i Sara Hoxhës për Ledion Liçon
January 09
16:22 2017

Dashuria mes moderatorit të njohur të Top Channel, Ledion Liço dhe trashëgimtares së këtij televizioni, Sara Hoxha, është një nga romancat më të dashura për publikun. Dy të rinjtë nuk kanë ngurruar në asnjë moment të shprehin simpatinë dhe dashurinë që kanë për njëri-tjetrin.

Së fundmi ata janë bekuar me një djalë, London Nor, i cili duket se nuk ka bërë gjë tjetër veçse ka shtuar ndjenjat për Ledionin dhe Sarën.

Moderatori ka shpërndarë para pak minutash një foto në InstaStory, ku tregon një mesazh sekret të lënë nga Sara për Ledionin në një bllok.

“Një ditë kur ti të jesh shumë i stresuar do ta gjesh këtë faqe dhe do të lexosh që unë të dua shumë, shumë. Jam shumë krenare për ty! Sarushi!” – shkruan Sara.

Besojmë se tashmë Ledioni do të jetë mjaft i frymëzuar për të nisur një sezon të mbarë të “The Voice of Albania”, që do të nisë këtë muaj. /Blitz.al/

 

screenshot_20170109-155613

Share