Blitz

 Breaking News

“Merr ca kohë për veten”, Michelle Obama ka disa këshilla për Meghan Markle

“Merr ca kohë për veten”, Michelle Obama ka disa këshilla për Meghan Markle
December 03
21:38 2018

Në një intervistë  me “Good Housekeeping”, gjatë së cilës po promovonte librin e saj “Becoming”, Michelle Obama nuk ka nguruar të japë edhe disa këshilla për dukeshën Meghan.

Ish-zonja e parë e Amerikës, i rekomandoi Meghan Markle të marrë pak kohë për t’u çlodhur para se të përqëndrohet me një projekt të ri.

“Ashtu si unë, edhe Meghan ndoshta nuk ka ëndërruar të ketë një jetë si kjo që po bën tani, dhe ndonjëherë presioni që ndjeni nga vetja dhe nga të tjerët mund të ndihet shumë” – shpjegoi Michelle.

“Pra, këshilla ime në këtë rast do të ishte që ajo të marrë ca kohë për veten dhe të mos nxitohet të bëjë shumë gjëra njëkohësisht.”

“Unë i kam kaluar muajt e parë në “Shtëpinë e Bardhë”, kryesisht duke u shqetësuar për vajzat e mia, duke u kujdesur që ato të kishin një fillim të mirë në shkollë dhe te krijimi i miqve të rinj para se të fokusohesha në ndonjë punë më ambicioze. Mendoj se është në rregull, madje është shumë më mirë kështu”- u shpreh ajo.

Në fakt, që kur u martua me princin Harry, Meghan e kemi parë gjithnnjë e më shumë të zënë në turne mbretërore, duke shkruar librat gatimi, duke dhënë fjalime ndërkohë që dy muaj më parë ka njoftuar se është dhe shtatzënë.

Pra, nga jashtë, nuk duket sikur Meghan i ka marrë dhe aq lehtë muajt e saj të parë të saj në pallatin mbretëror.

Kështu që me shumë mundësi dukesha do të marrë në konsideratë këshillën e ish-Zonjës së Parë dhe do të ngadalësojë pak ritmin, e të përgatitet të mirëpresë fëmijën e saj të parë.

Sigurisht, protokolli mbretëror është i rëndësishëm, por Meghan ende vendos mbi jetën dhe karrierën e saj.

“Unë mendoj se Meghan mund të rrisë impaktin e saj për të tjerët, dhe në të njëjtën kohë edhe të ndihet e lumtur, nëse ajo bën diçka që i përshtatet më shumë personalitetit të saj”- e mbylli në fund diskutimin Michelle Obama.

/Blitz.al/

Share