Blitz

 Breaking News

Mënyra si Emina Cunmulaj u njoh me bashkëshortin miliarder nuk ishte siç e prisnim

Mënyra si Emina Cunmulaj u njoh me bashkëshortin miliarder nuk ishte siç e prisnim
October 13
22:17 2018

Emina Cunmulaj është një nga personazhet më të dashur të publikut shqiptar për shkak të thjeshtësisës së saj. Ajo është e martuar me miliarderin Iranian Sam Nazarian por ka arritur të ruajë origjinalitetin dhe bujarinë e saj.

E ftuar sonte në “Xing me Ermalin” ajo ka rrëfyer historinë si u njoh me bashkëshortin e saj me të cilin u martuan në vitin 2015 dhe sot janë prindër të dy vajzave. Emina shprehet se:

Jemi njohur në ishujt Karaibe, unë isha me shokun tim grek dhe me familjen e tij. Në restorant ishte një vajzë e ulur në tavolinë me Sam. Ajo erdhi më përshëndeti. Unë isha single për disa vjet dhe doja një lidhje. E shoh këtë djalin që ishte dy metra edhe thashë obobo. Ata çohen, ikin nga restoranti. Pastaj u kthye ai bashkë me atë vajzën dhe erdhën tek tavolina jonë.

Shoku im e takoi, e njihte dhe po bisedonte për disa të njohur grek. I përshëndeti ai familjen e shokut tim dhe kur erdhi rradha tek unë më dha dorën dhe më tha ‘Jam Sam’. Përshëndetje jam Emina i thashë. ‘Je greke?’, më pyeti. Mua gjaku po më ziente nga brenda se jam patriote. ‘Jo, pse?’ e pyeta unë dhe shtrëmbërova fytyrën. Më pa çuditshëm dhe tha ‘Të vjen era djath’ dhe iku. E kam qejf djathin, e ha shumë. Pastaj pjesa tjetër është histori”, – perfundoi Emina. /Blitz.al/

 

Share