Blitz

 Breaking News

Meghan Markle thyen sërish rregullat, ja vendimi që pritet të marrë për lindjen e fëmijës

Meghan Markle thyen sërish rregullat, ja vendimi që pritet të marrë për lindjen e fëmijës
December 01
11:34 2018

Qëkur ka ardhur në vëmendjen e publikut si dukeshë, Meghan Markle ka thyer vazhdimisht rregulla të familjes mbretërore. Mesa duket, asaj i pëlqen t’i bëjë gjërat sipas mënyrës së saj dhe kjo nuk do të ndryshojë as përsa i përket lindjes së fëmijës.

Duke qenë se Meghan është shtatzënë ka filluar të mendojë për opsionet e pritjes së fëmijës dhe është e sigurtë që do të qëndrojë larg versionit tradicional. Bëhet fjalë për të gjithë setin fotografik që bëhet në hyrje të spitalit menjëherë pas ditës së lindjes.

Ju rikujtojmë Kate Middleton. Apo edhe princeshë Diana-n.

Mesa duket kjo nuk është ajo që Meghan dëshiron, por mendohet të bëjë një lindje në shtëpi, në Windsor. Kështu do të jetë larg Londrës dhe kaosit të zakonshëm mbretëror. Edhe pse mjekët i sugjerojnë një lindje në spital, sepse është fëmija i parë, Meghan mendon ndryshe. Ndërkohë për kujdesin e fëmijës, do të ngarkohet mamaja e saj, Doria.

“Doria po planifikon të jetë shumë shpesh rrotull kur të lind fëmija, dhe ka plane për të që të ketë një hapësirë të veçantë në shtëpinë e re. Ajo do të ndihmojë Meghan dhe Harryn me fëmijën. Nëse Doria përfshihet, sigurisht do të inkurajojë një lindje natyrale.”- shprehet një burim pranë VF.

Nuk e dimë se çfarë mendimi ka Mbretëresha për të gjitha këto, por Meghan duket e vendosur të qëndrojë larg rregullave strikte. /Blitz.al/

Share