Blitz

 Breaking News

“Me pamje nga deti” mbajeni për vete se Lori Hoxha është “me pamje nga P.Diddy”

“Me pamje nga deti” mbajeni për vete se Lori Hoxha është “me pamje nga P.Diddy”
August 01
15:42 2017

E keni parasysh atë shprehjen që është shumë në modë së fundmi (sidomos në mes të verës) ku në çdo foto që shkrepim duke ngrënë një drekë apo darkë buzë detit, fotot që hedhim në rrjete sociale shoqërohen me mbishkrimin tipik: “Me pamje nga deti”?

Epo, Lori Hoxha sapo i dha një tjetër standard kësaj shprehjeje. Blogerja, siç e kemi kuptuar prej rrjeteve sociale, është duke pushuar këto ditë të nxehta vere në plazhet e mahnitshme të Capri-t në Itali, ndërkohë që gjatë drekës së saj gjejeni se çfarë pamje kishte: jahtin e reperit shumë të njohur P.Diddy.

***

Më herët, mediat e huaja shkruan gjerë e gjatë për faktin se Diddy kishte bërë një blerje të frikshme duke harxhuar një pjesë të mirë të pasurisë së tij për këtë super jaht luksoz në të cilin ai nuk do kalonte vetëm pushimet, por kishte ndërmend të regjistronte edhe klipin e tij më të ri.

Epo, ndonëse pak në largësi, Lori Hoxha arriti ta shohë dhe me një kërkim të thjeshtë në Instagram pamë se në fakt reperi ndodhet brenda në jaht pasi edhe ai është duke pushuar.

Ja kështu, “me pamje nga P.Diddy” kaloi edhe një vakt shumë i mirë për Lori Hoxhën. Mund të xhelozojmë më shumë se kaq? /Blitz.al/

 

Share