Blitz

 Breaking News

Me këtë video, Albani na tregoi që nuk është i vetmi këngëtar në familjen Skënderaj

Me këtë video, Albani na tregoi që nuk është i vetmi këngëtar në familjen Skënderaj
November 27
23:26 2018

Që Albani nuk është i vetmi i talentuar në familjen Skënderaj e dinim edhe më parë.
I ati, Qerim Skënderaj është një shkrimtar i cili njihet për poezitë e tij të bukura, talent që ia ka trashëguar edhe Albani me tekstet e veçanta të këngëve të tij. Po ashtu, vëllait të tij të vogël, Taulantit, ia kishim dëgjuar emrin si tekstshkrues.
Por, ajo që   nuk e dinim është që edhe nje tjetër anëtar i familjes ishte po aq i talentuar sa Albani në muzikë.
Pak minuta më parë, këngëtari i njohur ka publikuar një video në profilin e tij në Instagram ku shfaqet vëllai i tij Arbëri, duke kënduar një këngë në gjuhën italiane.
Më muzikë, tekst, produksion, madje dhe videon e realizuar nga vetë ai, video-ja është dëshmi se ashtu si ai, edhe Arbëri është i multi-talentuar ku bëhët fjalë për muzikën.

“Ky është Arbër Skenderaj, vellai im. Jeton prej shumë vitesh në Itali dhe për pak mbush 42 vjeç. Dhe ai si unë që në fëmijëri qe e ka patur pasion muzikën edhe pse prej vitesh ka nje tjetër profesion. E kemi nisur bashkë dhe nuk ishte aspak më pak i talentuar se unë. Rrethanat jo të lehta bënë që ai te mos vazhdonte dhe pse unë me familjen me vite i’a kemi kerkuar. Më ne fund vendosi të realizonte dhe të publikonte një kënge vetëm për pasion. Edhe pse për herë të parë dhe pa asnjë eksperiencë ka bërë gjithçka vetë! Me forcat e tija! As edhe një suport nga unë! Tekstin, këndimin, produksion madje edhe videon modeste e ka realizuar vetë pa më treguar asnjë gjë. Se ai keshtu ka qenë gjithmonë, altruist dhe punëtor ndaj gjithcka ka dashur ta arrijë vetë. Unë jam shumë krenar për të që gjeti kurajon të provonte veten por mbi të gjitha që arriti të nxirrte një dedikim të dhimbshem nga shpirti force qe unë ende nuk e gjej tek vetja. Te dua fort vëlla dhe uroj që muzika te jetë mikja jote për gjithë jetën.”- shkruan Albani në mbishkrimin që shoqëron videon.

/Blitz.al/

View this post on Instagram

Ky eshte Arber Skenderaj, vellai im. Jeton prej shume vitesh ne Itali dhe per pak mbush 42 vjec. Dhe ai si une qe ne femijeri qe e ka patur pasion muziken edhe pse prej vitesh ka nje tjeter profesion. E kemi nisur bashke dhe nuk ishte aspak me pak i talentuar se une. Rrethanat jo te lehta ben qe ai te mos vazhdonte dhe pse une me familjen me vite i’a kemi kerkuar. Me ne fund vendosi te realizonte dhe te publikonte nje kenge vetem per pasion. Edhe pse per here te pare dhe pa asnje eksperience ka bere gjithcka vete! Me forcat e tija! As edhe nje suport nga une! Tekstin, kendimin, produksion madje edhe videon modeste e ka realizuar vete pa me treguar asnje gje. Se ai keshtu ka qene gjithmone, altruist dhe punetor ndaj gjithcka ka dashur ta arrije vete. Une jam shume krenar per te qe gjeti kurajon te provonte veten por mbi te gjitha qe arriti te nxirrte nje dedikim te dhimbshem nga shpirti force qe une ende nuk e gjej tek vetja. Te dua fort vella dhe uroj qe muzika te jete mikja jote per gjithe jeten. #Brilla #ArberSkenderaj

A post shared by Alban Skenderaj (@albanskenderaj) on

Share