Blitz

 Breaking News

“Më kanë poshtëruar dhe injoruar”, Fifi tregon periudhën e vështirë nga jeta saj

“Më kanë poshtëruar dhe injoruar”, Fifi tregon periudhën e vështirë nga jeta saj
April 05
09:50 2019

Fifi është një prej këngëtareve e cila njihet për natyrën e saj pa komplekse. Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale dhe shpesh herë flet për momente të ndryshme të jetës së saj. Fifi me anë të një postimi në Instastory është bërë nostlagjike dhe rrugët e Prishtinës i kanë kujtuar kohët kur ishte studente. Ajo shkruan se po sheh fytyra që e kanë poshtëruar dhe dhe injoruar dikur por që Fifi është ndjerë gjithmonë krenare me veten. Duket se ato kohë nuk kanë qenë shumë të bukura për të e ajo nuk hezitoi ta ndante këtë pjesë edhe me ndjekësit.

“Po takoj fytyra që jam rritur fizikisht me ta në prezencë e që më kanë poshtëruar me fjalë dikur e më kanë injoruar sikur të mos isha qenie njerëzore.. ama unë u ndjeva krenare me veten që i kam luftuar me shpirt e tru edhe jam ku jam sot.. në këtë rrugëtimin tim s’jam vetë ama shpirtin tim nuk ma ka bërë askush”, – shkruan ndër të tjera këngëtarja.

 

Share