Blitz

 Breaking News

“Më ka marrë malli për ju”, Arbana Osmani na tregoi se kur do rikthehet në ekran këtë sezon

“Më ka marrë malli për ju”, Arbana Osmani na tregoi se kur do rikthehet në ekran këtë sezon
December 04
14:35 2018

Ka kaluar pothuajse 1 vit që nga sezoni i fundit i një prej spektakleve më të ndjekur dhe emocionues siç është “Dua të të bëj të lumtur” i cili transmetohet në  Top Channel nën drejtimin e Arbana Osmanit.

Kjo e fundit i kishte munguar ekranit por ditën e djeshme me anë të një postimi në Instagram ka treguar se nga janari do të rikthehet në transmetim me një nga programet më të dashur për të siç është “Dua të të bëj të lumtur”. Në video duket edhe spoti i spektaklit ku i gjithë stafi ka shpërndarë dhuarat në zona të ndryshme të Shqipërisë duke gëzuar të madh e të vogël.

Ajo çfarë vumë re është edhe prania e Oni Pustinës , i cili njihet për si një ndër meshkujt më tërheqës të ekranit. Ai shihet i veshur si postieri i programit dhe po dërgon dhurata e gjithashtu zarfet e spektaklit për të bërë të lumtur njerëzit. Nuk dihet nëse do të ketë më të vërtetë këtë rol në sezonin e ri apo është thjesht pjesë e spotit.

Tashmë nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim nisjen e “Dua të të bëj të lumtur” nga Janari në Top Channel.

/Blitz.al/

 

View this post on Instagram

 

Shihemi ne Janar @duatetebejtelumtur_topchannel Me ka marre malli per ju❤️

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao) on

/Blitz.al/

 

Share