Mc Kresha bëhet baba për herë të parë

June 08
15:05
2020
Reperi MC Kresha është bërë baba për herë të parë.
Kresha dhe bashkëshortja e tij Erzina janë bërë prindër të një vajze vetëm pak muaj nga kurorëzimi i martesës së tyre.
Këtë lajm e ka bërë të ditur babai i Erzinës përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
“Mirë se erdhe në jetë Iza. Jeta yte qoftë e uruar nga ZOTI, veç me të mira, por edhe stuhitë e jetës kurrë mos të lakofshin.”- ishin fjalët e vjehrrit të këngëtarit duke konfirmuar edhe njëherë emrin e vajzës Iza, siç ishte përfolur edhe më parë.
Ky emër, ka kuptimin “Zoti është i përsosur” ose “Zoti është betimi im”.