Blitz

 Breaking News

“Mbante një valixhe me lodra seksi!” – Ish i dashuri i Kim i rikthehet kohës së videos “hot”

“Mbante një valixhe me lodra seksi!” – Ish i dashuri i Kim i rikthehet kohës së videos “hot”
November 05
14:22 2018

Ish- i dashuri i Kim Kardashian Ray J i cili i ka publikuar edhe videon e seksit është shprehur gjatë një interviste dhënë së fundmi për “The Sun” se Kim ka një valixhe plot me lodra seksi.

Ai pa asnjë arsye nisi të tregonte për jetën seksuale që ka patur me yllin e  “Keeping Up With The Kardashian”  , dhe rrëfeu se Kim kishte një valixhe me lodra seksi e gjithashtu  kujdesej shumë për pamjen e jashtme, aq shumë saqë ndalonte gjatë aktit për të ri-bërë tualetin.

“Asaj nuk i pëlqente kur djersitej dhe ndalonte për të bërë makijazhin. Kishte dëshirë të dukej e bukur gjatë seksit, donte të kishte ndriçimin e duhur dhe të ishte në humor. Gjithashtu ishte shumë e egër dhe mbante me vete një valixhe “Louis Vuitton” që brenda kishte lodra seksi” .

Pas këtyre deklaratave nuk ka munguar edhe reagimi i Kim Kardashian e cila e quan ish-të dashurin e saj një gënjeshtar të sëmurë, ajo shprehet se:
“Kjo tregon që është një gënjeshtar i sëmurë. Më të vërtetë ju e besoni këtë histori? Në fakt për mua është shumë për të qeshur” – ka përfunduar Kim. /Blitz.al/

Share